Politikë

Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ajo u shpreh se vendimi vjen pas stabilizimit të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe rënies së tyre gjatë javëve të fundit, pas një periudhe luhatjesh.

zh.ll
Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Pushon së
delina ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka vendosur ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ajo u shpreh se vendimi vjen pas stabilizimit të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe rënies së tyre gjatë javëve të fundit, pas një periudhe luhatjesh.

Sipas ministres, situata në treg është normalizuar, ndërsa ndikim kanë pasur edhe zhvillimet gjeopolitike, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje që pritet të çojë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

“Ne sot vendosëm që të ndërpresim funksionimin e Bordit të Transparencës, i cili prej disa muajsh ka qenë në funksion. Kanë qenë disa muaj me luhatje të rëndësishme të çmimeve të karburanteve, ndërsa prej më shumë se dy javësh çmimet kanë ardhur në rënie. Në kontekstin gjeopolitik, është arritur një marrëveshje dhe ngushtica e Hormuzit do të zhbllokohet. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm t’i japim fund funksionimit të Bordit të Transparencës për karburantet”, tha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Bordi i Transparencës u krijua për të monitoruar dhe reflektuar luhatjet e tregjeve ndërkombëtare në çmimet e karburanteve në vend, gjatë krizës që pësuan tregjet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Në datën 18 mars, qeveria propozoi ngritjen e Bordit të Transparencës për çmimet bazë, me qëllim monitorimiin e kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët, vendosjen dhe ruajtjen e çmimeve, monitorimin e subjekteve me qëllim shmangien e rasteve abuzime. /ZËRI

Poll

MOS HUMB