Politikë

“Unë kisha vërejtje…”/ Rama zbulon bisedën me Erdogan: Këto ishin prapaskenat e planit për xhaminë e Namazgjasë

Rama tregoi se ai kishte pasur vëretje për projektin, ndaj më pas, Erdogan ia kishte lënë në dorë kreut të qeverisë shqiptare dukjen e xhamisë. 

k.m.
“Unë kisha vërejtje…”/ Rama zbulon bisedën me
Erdogan dhe Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën "kokë më kokë" që ka bërë në vitin 2013 me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan lidhur me projektin e ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Në një konferencë të zhvilluar së bashku, Rama tregoi se ai kishte pasur vëretje për projektin, ndaj më pas, Erdogan ia kishte lënë në dorë kreut të qeverisë shqiptare dukjen e xhamisë. 

“Pjesa e mërzitshme e ditës mbaroi për ju, tani fillon një pjesë tjetër që do të jetë gëzim i posaçëm, jo vetëm që ishit zëri i komunitetit mysliman shqiptar përpara komunitetit mysliman turk duke garantuar mbledhjen e mjete për ndërtimin e xhamisë, por në çdo rast që jemi takuar ke qenë i vëmendshëm, për këtë parë këtë ditë të sotme. Jam i bindur që ju në Turqi keni xhami të bukura, por ajo xhami që do të shikoni sot do të hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët moderne. Padiskutim që kjo është merita juaj, e kujtoj shumë mirë kur u takuam për herë të parë dhe në fund të takimit ju bëtë atë dorën kështu nga dera dhe erdhi projekti, më thatë ky është projekti i vëllazërisë "shqiptaro-turke". Unë kisha vërejtje për projektin, por ju më thatë që projektin po ta lë ty se si do të duket, xhaminë dua të vij ta hap me ty. Pas pak do ju shoqëroj me kënaqësi dhe shumë i nderuar, sepse të gjitha ikin por shtëpitë e besimit mbeten, edhe kur emrat tanë përveç tuajit harrohen,"-i tha Rama-presidentit turk.

Lidhur me xhaminë e Namazgjasë, Erdogan tha se ajo është një dhuratë nga populli turk për "vëllezërit dhe motrat tona myslimanë shqiptarë". Në fjalën e tij, Erdogan shtoi se xhami, e cila do të inaugurohet sot, do të jetë më e madhja në Ballkan.

“Do të hapim xhaminë që është dhuratë e jona për motrat dhe vëllezërit tanë mysliman shqiptarë dhe falenderojmë ata që kontribuan në këtë proces. Ajo është xhamia më e madhe në Ballkan dhe do të jetë vendi ku do të lulëzojë ndenja e paqes dhe solidaritetit. Dua të falenderoj Ramën dhe vendimet që kemi marrë, të jenë të dobishme për të dyja vendet tona,”-shtoi Erdogan./ZËRI

Poll

MOS HUMB