Politikë

Vdekja e 14-vjeçarit tek shkolla "Fan Noli", Manastirliu: Jam e tronditur!

Manastirliu tha se ndihet e tronditur për ndarjen nga jeta e 14-vjeçarit

I.F
Vdekja e 14-vjeçarit tek shkolla "Fan Noli", Manastirliu: Jam e
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka reaguar nga Kuvendi lidhur me vdekjen tragjike të 14-vjeçarit, i cili vra me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij jashtë ambienteve të shkollës Fan Noli. Adoleshenti u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Manastirliu tha se ndihet e tronditur për ndarjen nga jeta e 14-vjeçarit. rinjve.

“Sot ndihem thellësisht e tronditur për nga humbja tragjike e jetës e një 14-vjeçari jashtë ambienteve të shkollës Fan Noli. Një jetë e re e humbur në mënyrë të parakohshme dhe tragjike ndërkohë që policia po zbardh rrethanat e ngjarjes dhimbja është vërtetë e madhe e prindërve. Dhimbja e komunitetit, e jona, e imja personale është e paimagjinueshme dhe është një ngjarje nga e cila duhet të reflektojmë, na fton se si përfaqësues të qytetarëve këtu në këtë sallë të angazhohemi edhe më shumë për një mjedis më të sigurt dhe më te mbrojtur për fëmijët tanë, duke luftuar në çdo formë dhunën e të gjitha formave. Por nga ana tjetër edhe ne kemi rolin tonë në këtë seancë dhe në këto seanca të cilat mbajmë. E para të jemi shembull të promovojmë vlerat e respektit për njëri tjetrin, të mos ketë gjuhë urrejtjeje duke filluar nga kjo sallë se ne jemi edhe modeli për fëmijët tanë. Çdo fëmijë në Shqipëri është fëmija ynë ndaj është detyra jonë e përbashkët që të kujdesemi. Ndaj sot të dashur qytetarë është një ditë e dhimbshme për ne dhe sot ju po dëgjoni buxhetin e shtetit për vitin 2025,”- tha Manastirliu.

Një sherr me thika ndodhi këtë mesditë tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Si pasojë e sherrit mbeti viktimë një 14-vjeçar. Mësohet se në sherr janë përfshirë 7 adoleshentë. Ndërsa autori i dyshuar është po një tjetër 14-vjeçar, i cili po ashtu mori plagë në krahë dhe po merr ndihmë mjekësore në një spital privat. /ZËRI

Poll

MOS HUMB