Politikë

'Veliaj nuk është i pandehur', Rama: Pa mua nuk ka SPAK, Berisha kërkon ta shkrijë

Në komunikimin e tij në rubrikën “Sy më Sy” Rama tha se pa të dhe pa PS nuk do të ketë SPAK. 

F.I
'Veliaj nuk është i pandehur', Rama: Pa mua nuk ka SPAK,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, komentoi edhe këtë të enjte arrestimin e Erion Veliajt, vendim të cilin e quajti të padrejtë nga prokurori i SPAK, pasi sipas tij, më parë duhet të ishte bërë gjyqi dhe të merrej i pandehur. Në komunikimin e tij në rubrikën “Sy më Sy” Rama tha se pa të dhe pa PS nuk do të ketë SPAK. 

Edi Rama: Kam një pyetje, e dini ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit? I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokurori është e vetëdijshëm që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Ndërsa i pandehuri është dikush që prokurori kërkon burg, kam prova dhe fillo gjyqin. Pyetje a dytë që kam! A e doni që kryetari i bashkisë nuk është i pandehur. Pra vetëm prokuroi nuk mendon që nuk është gati të kërkojë hapjen e gjyqit, pasi nuk ka prova të mjaftueshme. Statusi i Veliajt sot tregon këtë. Për të gjitha ata që thonë ç’pati Rama, u tërbua, iu vërsul SPAK, të mbrojmë SPAK nga Edi Rama… Nëse nuk mbroni Edi Ramën në betejën e tij bashkë me PS harrojeni SPAK, nuk kemi SPAK. Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Nuk do kishte as diskutohet, por as s’ka. Sepse bufi i kënetës e thotë, më jepni votën të shkrij SPAKNuk jam unë që i kundërshtoj ndaj SPAK, siç kanë vënë kujën të tjerët. Por statusi i Erjonit deri tani dhe provave të pretenduara. Në këtë pikë qëndrimi ynë nuk ndryshon, është e qartë. Por deri tani në dosje, në asnjë paragraf të vetëm, unë s’e kam lexuar dosjen, më jepni një paragraf, apo provë që për prokurorin është e arsyeshme për ta ulur në gjyq, që kryetari i bashkiës ka vepruar në thyerje të ligjit. Apo raste të tjera kur kemi vepruar për heqjen e imunitetit në Kuvend, për t’i dhënë SPAK mundësi për ndonjë anëtar të parlamentit.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO vendosi ta lejë në burg kryebashkiakun e Tiranës pas një seance maratonë prej rreth 7 orësh një ditë më parë. Masa ndryshoi vetëm për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa e cila nga arrest shtëpie u la në detyrim paraqitje dy herë në muaj, si dhe i është marrë pasaporta. Pas kësaj faze, Veliaj pritet të bëjë ankimimin e vendimit dhe kërkojë ndryshimin e masës së arrestit. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB