Politikë

VIDEO/ Publikohet spoti i protestës së opozitës, Bardhi thirrje qytetarëve: Të gjithë bashkë...!

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi ka bërë thirrje që çdo qytetar ti bashkohet protestës pasi sipas tij Shqipëria ndodhet në rrezik.

M.M
VIDEO/ Publikohet spoti i protestës së opozitës, Bardhi thirrje
Moment nga spoti

TIRANË- Pak minuta më parë deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka publikuar spotin e protestës që do të zhvillohet më 7 tetor nga opozita. Në video janë përbledhur disa momente nga protestat e kaluara duke përçuar mesazhe për një mosbindje civile ditën e hënë. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi ka bërë thirrje që çdo qytetar t'i bashkohet protestës.

Postimi i poltë:

Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!

Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllokojnë akset rrugore, kryqëzimet apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile. Aksioni i opozitës u përshpejtua pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, ndërsa prej kohësh Partia Demokratike, ka shpalosur kërkesën e saj për qeveri teknike, përpara zgjedhjeve që do të mbahen në Maj të vitit të ardhshëm./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB