Politikë

VIDEO/ Youtuberi i famshëm IshowSpeed kap mat Ramën në Mynih! Kryeministri me kritika: Vishe bluzën

Kryeministri shihet i ulur në stadiumin ku do të mbahet finalja e Champions League mes Interit dhe PSG-së.

F.m
VIDEO/ Youtuberi i famshëm IshowSpeed kap mat Ramën në Mynih!
Edi Rama dhe Youtuberi

TIRANË- Youtuberi i famshëm IShowSpeed është takuar me kryeministrin Edi Rama, por këtë herë, jo në zyrën e kreut të qeverisë, porn ë Mynih të Gjermanisë. Në një transmetim “live” në kanalin e tij në Youtube, ai shihet teksa vrapon mes turmës së njerëzve, por pikas Ramës, të cilit i afrohet dhe e përshëndet miqësisht. Kryeministri shihet i ulur në stadiumin ku do të mbahet finalja e Champions League mes Interit dhe PSG-së. Ai shoqërohet nga djali i tij Zaho dhe kreun i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Gjatë bisedës, Rama dëgjohet t’i thotë disa herë të veshë bluzën, pasi ai ishte pa bluzë në momentin që e takoi. Youtuberi e vesh dhe më pas i premton që këtë verë do të vijë në Shqipëri dhe se ka dëshirë ta takojë.

Poll

MOS HUMB