Politikë

Vota e diasporës, Rama thirrje emigrantëve: Në Greqi u bë një mishmash, shkoni merreni vetë në postë zarfet!

Kryesocialisti Edi Rama bëri një thirrje për të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi.

k.m.
Vota e diasporës, Rama thirrje emigrantëve: Në Greqi u bë
Edi Rama

TIRANË- Për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka adresuar problematikat me votën e Diasporës. Në fjalën e tij, gjatë një takimi përmbyllës për fushatën në qarkun e Gjirokastrës, kryesocialisti Edi Rama bëri një thirrje për të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi. Rama kërkoi prej tyre që të shkojë vetë personalisht dhe të marrin fletën e votimit për ta dorëzuar në kohë para datës 8 maj, ditë kur zarfet do të fillojnë që të sillen në Shqipëri. Për numrin një të qeverisë, kjo është zgjidhja e vetme.

“Këtu përfitoj nga rasti, duke shpresuar dhe besuar që na shohin nga Greqia. Ju them, ju që jeni regjistruar për të votuar. U bë një mishmash, jo DHL, jo ku e di unë se ca. Por, tanimë mundësia është. Do ju lutesha atyre që janë regjistruar, të marrin zarfin, të marrin votën, të vendosin edhe ata për ta çuar në vend këtë amanet shekullor, për t’iu dhënë fëmijëve në Greqi dhe vetes tyre, këtë pasaportë europiane. Shqiptarët e Greqisë e janë ata që mund ta kuptojnë më mirë se gjithë shqiptarët, se ca do të thotë. Kjo pasaportë nuk është një dokument tjetër udhëtimi, kjo nuk është thjesht që ne kur shkojmë në aeroporte të mos na nxjerrin ashtu si të huaj, si qytetarë të dorës së dytë, për të filluar të na kontrollojnë. Ata që kanë kaluar malet, që janë rropatur dhe presin me ankth a do ju njihet pensioni, nuk mund ta lënë zarfin rrugëve, nuk mund ta lënë votën për të cilën janë regjistruar të mbetet si një copë letre pa vlerë. Duhet të shkojnë e ta marrin me çdo kusht dhe ta dërgojnë në Tiranë. Ka edhe disa ditë kohë, është e mundur, u bëj thirrje ta dërgojnë në Tiranë,”- tha Rama.

Në Greqi po shfaqen probleme me votimin e diasporës. Kjo situatë që ka shqetësuar të dyja partitë e mëdha. Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin në KQZ, ndërsa socialistët janë angazhuar në terren për t’i bërë thirrje votuesve të tyre që të shkojnë në zyrat e postave. Kompania e ngarkuar me shpërndarjen ka vendosur që t’i mbajë sportelet hapur edhe të shtunë të dielë, me qëllim përfundimin sa më shpejtë të shpërndarjes të zarfeve me vota./ZËRI

Poll

MOS HUMB