Politikë

Aeroport në Gjirokastër, Rama: Fluturimet do të nisin që nga viti 2030

Rama shtoi se nuk do të jetë një aeroport si i Vlorës, por më i vogël.

I.F
Aeroport në Gjirokastër, Rama: Fluturimet do të nisin që nga
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Gjirokastër u shpreh se deri në vitin 2030 do të ndërtohet aeroporti në këtë qytet. Rama tha se aeroporti, i cili përdoret për aktivitetet sportive do të kthehet në një aeroport turistik për jugun. Rama shtoi se nuk do të jetë një aeroport si i Vlorës, por më i vogël.

"Dua ta mbyll duke ju thënë që tanimëështë shumë e qartë sepse nga një anë turizmi, nga ana tjetër zhvillimi i agroturizmit, nga ana tjetër agro-përpunimi për të cilin ne do të vendosim mbështetje të veçanta, Paketa e Maleve që është për të gjitha malet, nuk është vetëm për veriun, do t’i japë një dorë shumë të mirë sidomos zonave më të thella dhe aeroporti i Gjirokastrës që sot është një aeroport funksional për aktivitetet sportive, për fluturime sportive, ka rezultuar që të jetë pika më ideale për të bërë atë aeroportin turistik të jugut. Ne u nisëm me projektin e Sarandës, atje bëmë edhe garë, nuk rezultoi e suksesshme, kemi marrë konsulencë ndërkombëtare, kanë parë të gjithë ato parametrat e korridoreve të ajrit etj, dhe duke pasur tani këtë lidhjen e shkurtër dhe të shpejtë midis Gjirokastrës dhe bregdetit, rezulton nga ekspertiza ndërkombëtare që pika më ideale për të ndërtuar aeroportin është Gjirokastra dhe projekti, koncepti i përgjithshëm është gati dhe ne kemi shumë besim sepse nuk është një aeroport i madh si Vlora, është një aeroport sezonal turistik dhe kemi shumë besim që në Shqipërinë 2030 do të ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës", tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB