TIRANË-Partia Socialiste ka paditur në Gjykatën Administrative të Apelit Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionin Rregullator. Gjykata Administrative e Apelit ka njoftuar se nesër, më 08.10.2025, në orën 09:00, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë padinë me urgjencë.
PS ka kundërshtuar vendimit nga Komisioni Rregullator për katër çështje kyçe që lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si do të organizohen dhe administrohen zgjedhjet:
-Afatet Procedurale për zgjedhjet e pjesshme.
-Karakteristikat Teknike të Fletës së Votimit.
-Përdorimi i pajisjes së Identifikimit Elektronik të votuesve.
-Përdorimi i Kamerave Regjistruese dhe Monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në VNV (Vendet e Numërimit të Votave).
Njoftimi i plotë:
Në datën 08.10.2025, ora 09:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.32 Regjistri Themeltar Dt.07.10.2025 Regjistrimi, me:
PADITËSE: Partia Socialiste e Shqipërisë.
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator.
OBJEKTI: Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, për:
1. “Miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”;
2. “Miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”;
3. “Përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”;
4. “Përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendet e Numërimit të Votave në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”; sipas projektvendimeve të propozuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e Komisionit Rregullator të datës 06.10.20251 .
BAZA LIGJORE: Nenet 26, 145, 152, 153, 155, 156, 158, pika 1, shkronja “b”, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.
Tiranë, më 07.10.2025
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.