KORÇË- Janë zyrtarizuar emërimet e reja në njësitë administrative të bashkisë Korçë dhe Devoll, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për ndryshime në nivelet drejtuese të pushtetit vendor. Ndërkohë që në bashkitë e tjera ende nuk kanë nisur emërimet, pritet që ndryshimet të bëhen ditët në vijim.
Ndarja sipas njësive:
Në njësinë administrative Lekas është emëruar Panajot Hyseni.
Në njësinë administrative Voskopojë, Kodhel Zere.
Në njësinë administrative Drenovë është emëruar Dhimitri Postol.
Në njësinë administrative Voskop, Erion Demirasi.
Në njësinë administrative Mollaj, Like Shkëmbi.
Në njësinë administrative Bulgarec, Klajdi Shaho.
Në njësinë administrative Vithkuq, Ilia Prifti.
Ndryshime janë bërë edhe në Bashkinë Devool, ku janë emëruar dy nënkryetarët e rinj, Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha. Ndërkohë, janë rikthyer si administratorë Marjol Babi dhe Riku Hysi. Respektivisht në njësinë Miras dhe në njësinë Qendër. Në Hoçisht, administratore është caktuar Jonida Temo.
Urdhëri i kryeministrit Edi Rama u zbatua në të gjithë Bashkitë e vendit, duke pasur me një valë shkarkimesh. Menjëherë pas ultimatumit të Ramës, "Qeveritë" lokale në 61 zona të vendit nisën që të shkarkojnë nga detyra të gjithë administratorët e njësive, ndërsa të tjerë kanë shkuar edhe më tej duke larguar nga detyra nënkryetarët e tyre që prej më shumë se 2 vitesh u shërbejnë./ZËRI