
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Orjela Nebiaj është tërhequr nga gara për deputete në radhët e opozitës. Por po ashtu, ka sqaruar se emri i saj mund të jetë përfshirë gabimisht në qarkun e Fierit si kandidate. Ndaj edhe ka ndarë një mesazh ku qartëson se në respekt të Primareve, ku doli me një rezultat të dobët, nuk do të garojë për deputete.
"Unë kam kërkuar që të mos jem në asnjë listë. As në Tiranë (në respekt të Primareve) dhe as në Fier. Sa për sqarim; dikush i ka lexuar gabim emrat. Jo si tërheqje, por si vendim për ti lënë rrugën të rinjve dhe zonjave që meritojnë më shumë se unë. Unë jam dhe do jem PD. Suksese ekipit të fitores,"-shkruan Nebiaj./ZËRI