Politikë

Zjarret në vend, Rama: Ata që ndezin zjarre duhet të marrin dënimin më të rëndë

Në një reagim në Facebook, kreu i qeverisë ka falenderuar zjarrfikësit dhe të gjithë ata që po kontribuojnë për të shuar flakët.

k.m.
Zjarret në vend, Rama: Ata që ndezin zjarre duhet të marrin
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e vështirë të zjarreve me të cilën po përballet vendi ynë. Në një reagim në Facebook, kreu i qeverisë ka falenderuar zjarrfikësit dhe të gjithë ata që po kontribuojnë për të shuar flakët. Por po ashtu, ka një koment edhe për "piromanët". Për ta, Rama kërkoi dënimin më të rëndë që parashikon ligji.

Edi Rama: Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë. Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji

Prej ditësh dy vatrat më aktive të zjarrit ku situata paraqitet e rëndë janë Delvina dhe Gramshi. Në Delvinë, zjarri është përhapur në rrethinat e qytetit, teksa nga ajri janë aktivizuar 2 helikopterë. Ndërsa në Gramsh situata vijon të jetë alarmante./ZËRI

Poll

MOS HUMB