Politikë

“Zvërneci”/ PD interpelancë me ministrin e Mjedisit, Jaupaj: Analizë shkencore e plotë, BE s’kërkon ndalim automatik

Jaupaj theksoi se as direktivat e Bashkimit Evropian nuk parashikojnë bllokime automatike, por kërkojnë respektim rigoroz të habitateve.

F.I
“Zvërneci”/ PD interpelancë me ministrin e Mjedisit,
Sofjan Jaupaj

TIRANË-Në Kuvend po zhvillohet interpelanca e me ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj, ndaj të cilit deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë sqarime për situatën e krijuar në Shqipëri lidhur me planin për të ndërtuar një resort luksoz brenda në zonën e mbrojtur të Nartës.

Japuaj ka deklaruar se projekti do t’i nënshtrohet një analize të plotë për ndikimin në mjedis. Ministri shprehet se statusi aktual ligjor i zonës lejon ndërhyrje të kontrolluara ekonomike, duke synuar një balancë mes zhvillimit dhe ekologjisë. Ndër të tjera, Jaupaj theksoi se as direktivat e Bashkimit Evropian nuk parashikojnë bllokime automatike, por kërkojnë respektim rigoroz të habitateve.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj: Askush s’mund të vërë në dyshim angazhimin tonë për natyrën sepse është i matshëm. Është debat i shëndetshëm dhe i nevojshëm, por duhet të mbështetemi te faktet, ligjet dhe shkenca. Së pari, janë ngritur pretendime se procedura mjedisore është anashkaluar. Faktet tregojnë se pas shqyrtimit të dokumentacionit, u vendos që duhet t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të ndikimit në mjedis, pra është aktivizuar niveli më i lartë i legjislacionit. Projekti do t’i nënshtrohet një analize të plotë.  Me fjalë të tjera, shteti shqiptar ka vendosur që vendimmarrja mjedisore të vendoset mbi evidencën shkencore. Është pikërisht garancia që mbrojtja e natyrës duhet të bazohet mbi fakte, studime dhe vlerësime profesionale.

Statusi i zonës së mbrojtur. Zona e Pishë-Poros është shpallur zonë e mbrojtur, kategoria V që nuk është rezervë strikte natyrore. Filozofia bazohet mbi bashkëjetesën e natyrës dhe aktivitetit ekonomik e social. Mbi zonat e mbrojtura mund të ekzistojnë qendra banimi etj. Ligji shqiptar nuk vendos ndalime, por kushte sesi duhet të realizohen. BE kërkon respektimin e direktivës së habitateve dhe shpendëve. Projekti të zhvillohet në bazë të ndikimit konkret që mund të ketë. Nenet kërkojnë vlerësim të përshtatshëm të ndikimit dhe jo ndalim automatik.

Poll

MOS HUMB