Politikë

15 mln lekë shpërbim për Partizanin, Erion Veliaj: Ndjesë miqve të mi Olsi dhe Gazi, por më mirë vonë se kurrë

Erion Veliaj i ka kërkuar ndjesë presidentit të Partizanit, Gaz Demi dhe drejtorit Olsi Rama për vonesën e akordimit të fondit. 

k.m.
15 mln lekë shpërbim për Partizanin, Erion Veliaj: Ndjesë
Erion Veliaj

TIRANË- "KF Partizani", kampioni në fuqi i Superligës së Futbollit në Shqipëri do të marrë shpërblimin për titullin nga Bashkia e Tiranës. Dje, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj bëri me dije se klubit do t'i akordohej shuma prej 15 milionë lekësh (të reja), e cila shumë shpejt do të kalojë në llogarinë e klubit. 

Ndër të tjera në fjalën e tij, Veliaj i ka kërkuar ndjesë presidentit të Partizanit, Gaz Demi dhe drejtorit Olsi Rama për vonesën e akordimit të fondit. 

"Dua të njoftoj vendimin që ka të bëjë me dhënien e shpërblimit financiar Klubit të Futbollit Partizani, një iniciativë që e kemi nisur përpara disa vitesh. Kemi thënë që kush sjell Kupën, kush sjell kampionatin në Tiranë do shpërblehet. Dy herë e ka sjellë KF Tirana, duke marrë 150 milionë lekë shpërblim. Ndërkohë duke qenë se Partizani nuk kishte marrëdhënie aksionare me bashkinë e Tiranës, na është dashur fillimisht të ndryshojmë VKM-në që e lejon bashkinë t'i ofrojë të njëjtën sasi shpërblimi edhe klubeve të tjera. Për të gjithë dashamirësit e Partizanit, mikun tonë Gaz Demin apo edhe Olsin dhe skuadrën. Ju kërkoj ndjesë për këtë vonesë. Por siç thotë shprehja më mirë vonë se kurrë,"- tha Veliaj dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB