Politikë

2 VIDEOT që 'dogjën' martesën e Melonit, partneri ia kërkoi hapur koleges: Do vish ta bëjmë treshe?

Ai pranon hapur se është në një lidhje jashtëmartesore me një tjetër gazetare, për të cilën thotë se e di i gjithë Mediaseti, por shton se janë në kërkim të eksperiencave të reja, e për ta bërë pak më ‘pikante’ lidhjen, u duhet një person i tretë.

F.m
2 VIDEOT që 'dogjën' martesën e Melonit, partneri ia
Andrea Giambruno me kolegen dhe Andrea Giambruno me Giorgia Melonin

ITALI- Shkak për ndarjen e kryeministres italiane Giorgia Meloni nga partneri i saj prej 10 vitesh me të cilin ka edhe një fëmijë, gazetarin Andrea Giambruno, duket se është bërë një lidhje jashtëmartesore që ka pasur ky i fundit. ‘Striscia La Notizia’ ka publikuar dy video të njëpasnjëshme, në të cilat Giambruno duket se ngacmon një prej kolegeve të tij, Viviana Guglielmi dhe e fton për seks treshe. Ai pranon hapur se është në një lidhje jashtëmartesore me një tjetër gazetare, për të cilën thotë se e di i gjithë Mediaseti, por shton se janë në kërkim të eksperiencave të reja, e për ta bërë pak më ‘pikante’ lidhjen, u duhet një person i tretë.

“E di që unë dhe ***** kemi një lidhje? Gjithë Mediaset e di këtë, tani e dini edhe ju. Kërkojmë një pjesëmarrës të tretë, le të bëjmë treshe,”- dëgjohet të thotë partneri i Melonit.

“Mund të prek ***** tim ndërkohë që po flas me ty?”- e pyet ai.

“E ke bërë tashmë,”- dëgjohet të thotë vajza.

Ngacmimet janë të shumta dhe në një pjesë të bisedës, Giambruno përpiqet të bëjë ‘shaka të ndyra’ dhe pyetjet që i drejton koleges janë me dy kuptime. Në sfond dëgjohet dhe një zë burri që duket se e paralajmëron partnerin e Melonit se mund të bjerë pre e ‘Striscia La Notizia’.

Biseda mes tyre:

Andrea Giambruno: Je fejuar?

Viviana Guglielmi: Po, të thashë tashmë këtë mëngjes Andrea.

Andrea Giambruno: A je e hapur? Si e ke emrin? A jemi takuar unë dhe ti? Ku të kam parë më parë? Mo skam qenë i dehur? E di që unë dhe ***** kemi lidhje? Gjithë Mediaset e di, tashmë e di edhe ti, po kërkojmë një pjesëmarrës të tretë, të bëjme treshe. Edhe katërshe me ****, por përgjithësisht shkon ne Madrid që të q***. A ke *** gjë?

Andrea Giambruno: A do t'i bashkoheni grupit tonë të punës? Të pëlqen? Por duhet të na japësh diçka në këmbim.

Viviana Guglielmi: Ekspertizën time.

Andrea Giambruno: Bëjmë katërshe, q****

Andrea Giambruno-kolegut: I thashë nëse dëshiron të bashkohet me grupin tonë. I thashë që duhet të bësh katërshe me ne.

Kolegu: Nëse Striscia ju regjistron, atëherë do ta shihni....

Andrea Giambruno: Por çfarë thashë? Hajde. Ne qeshim, bëjmë shaka. Jemi pas pandemisë. S’po flasim për Agjencinë e të Ardhurave.

Viviana Guglielmi: Ka pesë vite që ka kaluar pandemia…

Kryeministria italiane Giorgia Meloni deklaroi këtë mëngjes se i ka dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj, me të cilin ka dhe një vajzë. Në një postim në rrjetet sociale, Meloni lë të kuptohet se ndarja ka ardhur prej disa kohësh, dhe tani ka qenë momenti që ajo ta bënte publike, pas disa thashethemeve që kishin qarkulluar, referuar pikërisht videove të mësipërme. Gazetari dhe kryeministrja italiane janë takuar dhe njohur për herë të parë në prapaskenat e një programi të drejtuar nga Paolo Del Debbio, autor i të cilit ishte vetë Giambruno. Andrea Giambruno është gazetar i Mediaset, ndërkohë që çifti nuk ishin celebruar, edhe pse kanë pasur një lidhje të konsoliduar.

Poll

MOS HUMB