Politikë

72 vota kundër/ Olta Xhaçka mban mandatin, nuk do gjykohet nga 'Kushtetuesja'

Mazhoranca votoi kundër dërgimit të çështjes së mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese.

k.m.

72 vota kundër/ Olta Xhaçka mban mandatin, nuk do gjykohet nga

TIRANË- Kuvendi në senacën e sotme votoi për mandatin e Olta Xhaçkës. Kërkesa e opozitës për të çuar mandatin e socialistes Olta Xhaçkës në Kushtetuese, për verifikimin e kushtetutshmërisë së mandatit të saj, është rrëzuar. Me 72 vota kundër dhe me 39 vota pro Kuvendi vendosi për mosdërgimin e mandatit të ministres në Gjykatën Kushtetuese. Mazhoranca votoi kundër dërgimit të çështjes së mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese. Vetë Xhaçka ka zgjedhur që të abstenojë.

72 vota kundër/ Olta Xhaçka mban mandatin, nuk do gjykohet nga
VOTIMI

Opozita kërkoi që mandati i Xhaçkës të rishqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese me pretendimin se bashkëshorti i saj është favorizuar si “investitor strategjik për ndërtimin e një resorti në Dhërmi në fillim të vitit 2022.” Ndërkohë gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Ministrja mohoi nga foltorja të gjitha akuzat e PD duke theksuar se bëhet fjalë për një status të investitorit të asistuar që ndryshon shumë sipas saj nga ata investitorë strategjikë të veçantë./ZËRI

Poll

MOS HUMB