Politikë

75-vjeçari denoncon në SPAK: Më premtuan asistencën për votën

Pesë muaj pasi ka denoncuar se i kanë kërkuar votën në shkëmbim të asistencës sociale, qytetari Agim Bakushi u paraqit në ambientet e SPAK.

D.XH
75-vjeçari denoncon në SPAK: Më premtuan asistencën
Agim Bakushi

TIRANË – SPAK vazhdon që të ketë në vëmendje hetimin e zgjedhjeve të 14 majit. Në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur 75-vjeçari Agim Bakushi.

Shkak është bërë, denoncimi që i moshuari ka bërë në media, një ditë përpara zgjedhjeve. “Kandidati i PS më ka premtuar, se pasi të fitojë, do më japë asistencën. Më tha se do ta marrim djalin në punë”, deklaroi 75-vjeçari.

Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, Bakushi ka treguar edhe njëherë se përse ka ardhur në Prokurorinë e Posaçme.

“Kam ardhur këtu për padrejtësinë që më është bërë. Më ka kërkuar votat, më ka hedhur në koshin e plehrave. Ka kërkuar gjithmonë votat, por për hallin që kam pasur, asnjëherë nuk më ka ndihmuar, më ka shkelur me këmbë”, tha Bakushi.

Në Bashkinë e Këlcyrës u zhvillua një garë e fortë. Klemend Ndoni i PS arriti të marrë 2019 vota, Arian Kasaj nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 1936 vota dhe Adriatik Spahiu që kandidonte në emër të PD të Bashës mori 136 vota.

Për rastin, nuk dihet nëse SPAK ka nisur një hetim apo është në fazën e mbledhjes të të dhënave./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB