
TIRANË- Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Partisë Demokratike me pjesëmarrjen dhe të aleatëve, ndër to Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Raportohet se Mediu ka qenë o medimit të krijimit të një koalicioni mbarëopozitar.
Sipas Mediut ky koalicion të ketë logon e tij.
“Unë mendoj se duhet të krijohet një koalicion opozitar, që të këtë emrin e tij, logon e tij, në mënyrë që të jetë ky koalicion qeta përgatisë veten në betejat e ardhshme parlamentare. Duhet të instucinalizohemi, duhet të ndërtojmë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Pasi qëllon që vjen një ndërkombëtar në Tiranë dhe nuk di kë të takoj. Kështu ne duke krijuar ketë koalicion mbarëopozitar, jemi më të qarte dhe me të identifikuar nga qytetarët. Marrëdhënia me ndërkombëtarët nuk duhet parë individualisht, por si opozitë në Tiranë, në delegacion, parlament apo dhe partitë si motra”, është shprehiur mediu raporton BË.
Por aleati tjetër Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka qenë kundër. Në mbledhje ai ka deklaruar se kjo shkakton kakofoni.
“Secili nga ne është i aftë të drejtojë, por këtu kemi ardhur për të dëgjuar çdo të bëjmë. Prezenca jonë shpreh dakordësi, por secili nga ne mendon se jep rrugëzgjidhje, ndërkohë që kjo krijon kakofoni dhe nuk ka produkt”, deklaron Duka.
Diskutimet:
Fatmir Mediu: Për të mos u gjendur në të njëjtën situatë që u gjendëm në 14 maj, përderisa ligjërisht ende nuk është e qartë se kujt i takon logo e PD, unë mendoj se duhet të krijohet një koalicion opozitar, që të këtë emrin e tij, logon e tij, në mënyrë që të jetë ky koalicion qeta përgatisë veten në betejat e ardhshme parlamentare. Duhet të instucinalizohemi, duhet të ndërtojmë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Pasi qëllon që vjen një ndërkombëtar në Tiranë dhe nuk di kë të takoj. Kështu ne duke krijuar ketë koalicion mbarëopozitar, jemi më të qarte dhe me të identifikuar nga qytetarët. Marrëdhënia me ndërkombëtarët nuk duhet parë individualisht, por si opozitë në Tiranë, në delegacion, parlament apo dhe partitë si motra. Jo si privilegj personal, por përgjegjësi opozitare. Ideja e koalicionit është për të krijuar një brand opozitar sepse praktika ka treguar se ne kemi dalë në koalicion. Po ashtu të dalim nëpër rrethe duke krijuar hapësirë për deputetë dhe figura të reja të flasin me njerëzit.
Agron Duka: Secili nga ne është i aftë të drejtojë, por këtu kemi ardhur për të dëgjuar çdo të bëjmë. Prezenca jonë shpreh dakordësi, por secili nga ne mendon se jep rrugëzgjidhje, ndërkohë që kjo krijon kakofoni dhe nuk ka produkt, pavarësisht se unë nuk jam dakord me shumë gjëra që thuhen këtu, por kam ardhur të dëgjoj axhendën e opozitës e ta zbatoj atë./Zëri.ai