Politikë

A e keni kërcënuar Ahmetajn? Rama: S’bëj komente për persona që kanë punë me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama tha se nuk përgjigjet ndaj akuzave, të bëra nga kushdo person që ka probleme me drejtësinë.

D.XH
A e keni kërcënuar Ahmetajn? Rama: S’bëj komente për
Edi Rama

TIRANË – Në fund të mbledhjes të Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me akuzat e ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj, të bëra nga arratia. Rama u shpreh se nuk bën komente mbi komente, për cilindo që ka probleme me drejtësinë.

“PS e ka shumë të qartë pozicionin e vet, mund të pyesni sa herë të doni, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vet, e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv e as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS. Partia Socialiste nuk bën komente mbi komentet e kujtdo që ka punë me drejtësinë. Kjo vlen për të gjithë dhe nuk do të ndryshojë. Kemi sot një ditë të re në rrugëtimin e gjatë, kemi një pikë të re strukturën antikorrupsion, për të bërë të mundur atë që deri dje dukej e pamundur. Koha kur flamuri i secilës parti ishte gjethe fiku ose çarçaf për të mbuluar hijet me trup, ka vdekur", deklaroi Rama./ZËRI/

 

 

 

 

Poll

MOS HUMB