Politikë

A është përjashtuar nga PL Kryemadhi? Meta habit me përgjigjen

Meta e përshëndeti, duke deklaruar se Kryemadhi mund të kandidojë dhe mezi e presin.

f.t
A është përjashtuar nga PL Kryemadhi? Meta habit me
Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta kreu i Partisë së Lirisë i ftuar në emision “Çim Peka Live” është pyetur në lidhje me përjashtimin e deputets Monika Kryemadhi. Meta e përshëndeti, duke deklaruar se Kryemadhi mund të kandidojë dhe mezi e presin.

Meta: Ku është përjashtuar? Monika Kryemadhi është në kryesinë e Partisë. E përshëndes. Debate dhe mund të kemi ndonjë herë. Mund të debatojmë edhe në konventë. Mezi e presim në konventë, mund edhe të kandidojë. 

Kreu i PL në një konferencë për mediat tha se në parti do të marrë fund nepotizmi, ndërsa shtoi se një timon nuk mund të drejtohet nga dy shoferë. Meta u shpreh se në Konventën Kombëtare të 27 prillit, do të ndërtohet një parti mbi baza të reja, ku sipas tij do t’i jepet fund kakofonisë në drejtim./ZËRI

Poll

MOS HUMB