Politikë

Açka e 'ashpër' me kolegët e PD: Pseudoterroristët me kollare

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e komisionit, e cila u zhvillua online, Açka i cilësoi kolegët si pseudoterroristë të veshur me kostum e me kollare që kanë imunitet shqiptar.

E.K
Açka e 'ashpër' me kolegët e PD:
Dlutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, e cila drejton Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ka qenë e ashpër me kolegët e saj opozitar këtë të hënë. Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e komisionit, e cila u zhvillua online, Açka i cilësoi kolegët si pseudoterroristë të veshur me kostum e me kollare që kanë imunitet shqiptar.

Flutura Açka: Kështu është kur futemi në kafaz. E kuptoni që po futemi në kafaz të detyruar. E kuptoni kur futemi në kafaz nga pseudoterroristët me kollare dhe me imunitet shqiptar, kështu është.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u mblodh këtë të hënë për të diskutuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Librin”. Prokekligji synon buxhet të patjetërsueshëm nga bashkitë për bibliotekat e qyteteve, lehtësira për personat me aftësi ndryshe, shtrirje të promovimit edhe jashtë territorit të Shqipërisë, reduktim nga 5 në 3 kopjeve të botimeve që duhet të mbajë Biblioteka Kombëtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB