
TIRANË- Kreu i Partisë "Mundësia", Agron Shehaj duket se nuk e përjashton si mundësi garimin për Bashkinë e Tiranës. Të paktën deri më tani nuk ka dhënë asnjë përgjigjie negative. Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Shehaj u pyet nga analisti Baton Haxhiu, lidhur me kandidimit për Bashkinë e Tiranës. Shehaj e la këtë mundësi të hapur dhe shtoi se projekti politik që ka nisur ka qëllime afatgjata.
Baton Haxhiu: A jeni në gjendje të konkuroni vetë në një betejë për Tiranën? Kur them këtë, ç'ka mund, meqenëse e djathta që është në opozitë nuk do të rritet por do të shkërmoqet, ju keni një hambar të votave, edhe të papërcaktuar, edhe të djathtë, cila është beteja jote e ardhme politike, duke përfshirë diskursin në Parlament dhe beteja në kryeqytet?
Agron Shehaj: Sa i përket betejës për Tiranën, është herët, nuk e kemi diskutuar ende këtë, është vendim që merret brenda strukturave. Kjo duhet diskutuar brenda strukturave, do të ishte mungesë respekti nëse unë jap një mendim që pastaj interpretohet si vendim. Por, edhe kjo, pavarësisht vendimit, është një vendim i rëndësishëm, por në i qëndrojmë vizionit tonë për një projekt politik afatgjatë. Opozita në Parlament që do të bëjmë si dy deputetë./ZËRI