
TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se Altin Dumanin e kontrollon Edi Rama dhe Engjëll Agaçi.
Meta: Dum Dumani po prish imazhin e SPAK. Dumani është një administrator i SPAK, nuk ka pse të ketë ndikim te asnjë nga prokurorët. Dumani është bërë një zëdhënës politik. Vetëm firmos shkresa. Është bërë zëdhënës politik.Te Dumani dy gjëra kam, një kërcënimin ndaj Arben Ahmetaj që nxorrën atë të bukës, ishte presion politik.
E dyta po atë ditë i pyetur për CEZ-DIA përmeni emrin tim. Ai të më hetoj dhe unë ta hetoj se ky është kërcënim i hapur politik. Nuk është personale të ndjekësh vjerrën e Ilir Metës. Unë nuk pres të thotë kam takuar Mcgonigalin. Unë mbroj pluralizmin ai nuk është prokuror është zëdhënës politik. U lodh ai se po arreston drejtorat të shpëtoj Veliaj. A është trim, le të thërrasë atje Edi Ramën. Fute në burg Edi Ramën.