TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës me gazetarin e emisionit "Report", i cili transmetohet në RAI 3, u ndal edhe tek akuza se në Shqipëri ka ndikim të fortë mafia. Gjatë intervistës, Rama nuk e mohon se ka faktorë të mafias, që ndikojnë në ekonomi, por ai nuk shikon politikanë të ndotur nga mafia në Shqipëri. Sipas tij, Shqipëria është shumë e vogël për pasurinë që kanë personazhet e botës së krimit.
"Politikë të ndotur nga mafia në Shqipëri, ua them sinqerisht, që nuk e shoh. Nuk e shoh! Fuqi për t’u imponuar, fuqi për të devijuar vendime të rëndësishme, fuqi për të kontrolluar pjesë të asaj ekonomie që administron shteti, unë nuk e shoh. Faktet nuk e thonë. Shpresoj që të mos jetë rasti për ketë, sepse nuk është këtu aktiviteti. Çfarë të bëjnë këtu? Për këtë arsye, kur ka hetime jashtë vijnë edhe tek ne. Edhe pse ata janë pasuruar shumë. Nuk është Shqipëri, nuk i mjafton as Europa, jo më Shqipëria,"-tha Rama.
PJESË NGA INTERVISTA:
Rai3: Po duhet t’i dallojmë.
Edi Rama: E thashë, ka një faktor të mafies shqiptare.
Rai3: Që ka ndotur ekonominë shqiptare apo jo?
Edi Rama: Nuk ka dyshim që ka një faktor të mafies shqiptare në territorin e mafies, nuk diskutohet. Është e kotë ta diskutojmë këtë. Që ka sigurisht një luftë kundër krimit të organizuar në Shqipëri ka, sepse ata janë nuk është se nuk janë dhe po luftojmë me mullinjtë e erës. Nuk diskutohet që është një luftë që vazhdon, është një luftë që ka pasur sukses shumë të konsiderueshëm dhe nuk e them unë. Në lidhje mjaft të ngushtë me Italinë dhe me agjencitë ndërkombëtare, por, së pari, me Italinë, në të gjitha planet, nga Policia, te gjykatësit, Italia na ka dhënë një dorë shumë të madhe. Që kjo luftë vazhdon nuk ka diskutim, por ashtu siç e thatë me të drejtë që Italia ka shënuar përparim të konsiderueshëm në këtë luftë, edhe ne kemi bërë përparim shumë të rëndësishëm në këtë luftë. Po që ka kriminelë, nuk diskutohet. Që merr forma të reja, nuk diskutohet. Po, që të thuash se kontrollon ekonominë shqiptare, është...
Rai3: Ndot, ka ndotur, siç ndot edhe politikën. Kjo është pyetja.
Edi Rama: Politikë të ndotur nga mafia në Shqipëri, ua them sinqerisht, që nuk e shoh. Nuk e shoh! Fuqi për t’u imponuar, fuqi për të devijuar vendime të rëndësishme, fuqi për të kontrolluar pjesë të asaj ekonomie që administron shteti, unë nuk e shoh. Faktet nuk e thonë. Shpresoj që të mos jetë rasti për ketë, sepse nuk është këtu aktiviteti. Çfarë të bëjnë këtu? Për këtë arsye, kur ka hetime jashtë vijnë edhe tek ne. Edhe pse ata janë pasuruar shumë. Nuk është Shqipëri, nuk i mjafton as Europa, jo më Shqipëria. Por e pranoj në këtë pjesë e pranoj, jam injorant dhe pres leksione nga ju. Sa për gazetarinë, iu jap leksione sepse ka diçka që ndjehet, ka një protagonizhëm që shkon përtej punës. Bëni zërin e popullit, edhe për mendimet që kanë për politikanët, që janë të gjithë të korruptuar, kriminelë, etj. Mund të vini persona që nuk e meritojnë në një situatë ku ndjehen të keqardhur, ndjehen të keqardhur./ZËRI