Politikë

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Berisha niset për në Bruksel, kthehet brenda ditës për protestë

Takimi do të zhvillohet në Bruksel, një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

k.m.
Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Berisha niset për në Bruksel,
Sali Berisha

TIRANË- Nesër, liderët e vendeve të Bashkimit Europian do të vijnë në Shqipëri, ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit. Takimi do të zhvillohet në Bruksel, një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Kryetari i Partisë Demokratike do të marrë zyrtarisht pjesë në samitin e IDU - Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar - një organizatë e partive të djathta dhe të qendrës së djathtë nga e gjithë bota. Por ende nuk ka detaje lidhur me axhendën e kreut të PD-së. Me gjasa, Berisha do të komentojë zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të enjten në Shqipëri, të cilat sipas kryedemokratit u vodhën nga Partia Socialiste.

Udhëtimi do të jetë brenda ditës, pasi të premten, Berisha do të jetë në Tiranë për të zhvilluar protestën në orën 17:00.

Të enjtën dhe të premten në Shqipëri do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, që do të mbledhë liderët e të gjithë shteteve të Bashkimit Europian, atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve kandidate për në BE./ZËRI

Poll

MOS HUMB