
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale, mesazhin e sekretarit të shtetit në SHBA, Marco Rubio. Ky i fundit, në një deklaratë zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit, bëri me dije se do të ndjekë një politikë të re për kufizimin e vizave për zyrtarët e huaj dhe të gjithë individët që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve.
Në mesazh, Rubio shprehet se liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. Ndaj edhe theksoi se të gjithë "ata" që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
MESAZHI i sekretarit Rubio: Prej shumë kohësh, amerikanët janë gjobitur, shqetësuar dhe madje janë paditur nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre të lirisë së fjalës. Sot, po shpall një politikë të re kufizimi vizash që do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve. Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Europë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar.
POSTIMI I PLOTË: