Politikë

Amnistia, Manja dhe Çuçi: Respektuam traditën parlamentare, votat do i gjejmë në sallë

Çuçi tha se PS i ka solide votat e saj në Parlament, por projektligji për amnistinë u tërhoq në respekt të një tradite parlamentare të votimit të amnistive

E.K
Amnistia, Manja dhe Çuçi: Respektuam traditën parlamentare,
Ulsi Manja dhe Bledi Cuci

TIRANË- Aministia Penale nuk do të kthehet pas për t’u diskutuar në Komisione, edhe pse socialistët nuk i kanë votat për ta kaluar në Kuvend. Pas seancës së sotme, ku amnistia u tërhoq nga rendi i tijës, Manja tha se Partia Socialiste nuk pranon kalojë një amnisti me vota të kondicionuara, por këtë hap e sheh si një domosdoshmëri.

Manja u shpreh para mediave se në këtë projektligj të amnistisë nuk përfiton asnjë person, i cili është dënuar për korrupsion nga GJKKO-ja, megjithatë kjo nuk e pengoi grupimin e Lulzim Bashës që të tërhiqej nga marrveshja e dakordësuar gjatë diskutimeve në Komisione.

“Referuar rregullores së Kuvendit, drafti nuk kthehet pas në Komisionin e ligjeve. Fakti që ne e tërhoqëm nga rendi i ditës, do të thotë se konsensusi sipas traditës do të gjendet në këtë sallë. Gjatë këtyre dy ditëve kam dëgjuar plot avokatë dhe juristë sharlatanë, që rrinë me draftin e tyre në xhep, secili për të mashtruar qytetarët dhe familjarët që presin për të afërmit e tyre. E kemi bërë të qartë nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimi të organizuar dhe draftin e kemi bërë të qartë në dritën e diellit. Nuk kërkojmë votat e njërit apo tjetrit, as të Bashës as të askujt tjetër, por kërkojmë votat e deputetëve të majtë dhe të djathtë siç e kërkon tradita, është në nderin e çdo deputeti pasi të lexojë ligjin dhe të japë votën. Nuk duam amnisti me vota të kondicionuara”, tha ai.

Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi u shpreh PS i ka solide votat e saj në Parlament, por projektligji për amnistinë u tërhoq në respekt të një tradite parlamentare të votimit të amnistive.

“Qëndrimin e Bashës s’kam çfarë komentoj. PS i ka votat dhe janë solide. Ne jemi të duruar për të respektuar traditën. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar”, tha Çuçi.

Kujt do t’ia kërkoni bashkëpunimin?

“Në respekt të këtij bashkëpunimi për ta votuar me konsensus të plotë, sot u tërhoqëm.  94 vota janë gjithmonë në parlament. Publiku e e ka kuptuar kush e ka seriozisht, është një ligj ku përfitojnë, kur ka një grup të madh përfaqësuesish të PD që përfitojnë.”

/ZËRI

Poll

MOS HUMB