
TIRANË- Kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy udhëtoi kohët e fundit në Athinë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbajti paralelisht një samit jozyrtar ballkanik ku morën pjesë të gjithë, përveç njërit prej krerëve të shteteve dhe qeverive të rajonit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama! Kjo ishte shenja më e dukshme deri më tani e një mosmarrëveshjeje midis Athinës dhe Tiranës që kanë 'zierë' për tre muaj dhe që mund të minojnë edhe shpresat e Shqipërisë për përparimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Në interpretimin e Tiranës, mungesa e respektit të Greqisë për pavarësinë e gjyqësorit shqiptar është shkaku i konfliktit. Nga ana tjetër, sipas Athinës zyrtare, trajtimi që i bën Shqiëpria minoritetit grek të vendit është shkaku i përplasjes. Kjo pakicë përbën gati 1% të popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë. Një nga përfaqësuesit kryesorë të saj është politikani 51-vjeçar Fredi Beleri, i cili u arrestua më 12 maj në qytetin e vogël të Himarës në jug të Shqipërisë, me akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet e ardhshme lokale. Një ndihmës i Belerit mësohet se ka tentuar të blejë votat e 14 zgjedhësve për 50 euro. Pas arrestimit, Beleri u zgjodh qytetari i parë i Himarës.
“Lufta” mes Ramës dhe paraardhësit të tij
Megjithatë, ai nuk mundi ta merrte kurrë postin për të cilin u votua, pasi aktualisht ndodhet në paraburgim. Ndërkohë ka kaluar afati ligjor në Shqipëri për inaugurimin e kryebashkiakëve të zgjedhur. Asgjë që fakton akuzën nuk është zbuluar ende. Greqia pretendon se Beleri po përndiqet për arsye politike dhe e cilëson akuzën e Belerit si të sajuar.
Rama kundërshton se drejtësia në Shqipëri është e pavarur dhe ai nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Pretendimi i tij se ai nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje do të ishte më bindës nëse Rama nuk do ta kishte denoncuar Belerin si “llum” apo “analfabet” gjatë fushatës zgjedhore. Një vëmendje e tillë ndaj kandidatit të opozitës ishte surprizuese për të gjithë, pasi Himara mezi ka 8000 banorë dhe për këtë arsye nuk është e madhe, as për standardet shqiptare.
Deri më tani ka të paktën dy përgjigje për pyetjen se pse kryeministri i një shteti punon kaq intensivisht për kandidatin për kryetar bashkie të një qyteti provincial. Njëra është se Beleri u bashkua në një koalicion të drejtuar nga ish-presidenti i vendit, Sali Berisha. Ai është edhe paraardhësi i Edi Ramës, si kreu i qeverisë shqiptare, e po ashtu konsiderohet si 'kundërshtari i tij kryesor'.
A janë me të vërtetë shkak pronat në bregme të vërtetë shkaku i pronave?
Arsyeja e dytë dhe, të paktën sipas vëzhguesve grekë, më e rëndësishmja është çështja e pronave: Himara ndodhet në të ashtuquajturën riviera shqiptare, një rajon turistik me zhvillim të shpejtë dhe me plazhe përrallore, por edhe me shumë 'parcela' të lira ndërtimi. Rama, thuhet nga Athina, ka nevojë për akses në këtë zonë bregdetare, ndaj i duhet një ndjekës besnikqë të mund t'u kalojë pronat më të lakmuara miqve të tij politikë dhe të biznesit. Ndaj dhe pretendohet se ndryshe nga paraardhësi i tij i bindur, Beleri nuk do ta lejojë më këtë, madje ka premtuar transparencë absolute për transaksionet e pasurive të paluajtshme dhe kërkon të rihetohen rastet e vjetra që dyshohen si abuzive.
"Ndaj qeverisë i shkon për shtat që të mungojë kryebashkiaku i sapozgjedhur, pasi paraardhësi i tij do të vazhdojë të ketë të drejtë të thotë fjalën e fundit në Himarë – sepse i përket Partisë Socialiste të Ramës."
Në mes të gushtit, Mitsotakis dërgoi kryetarin e bashkisë së Athinës, nipin e tij Kostas Bakogiannis, për të marrë pjesë në një demonstratë për të drejtat e minoritetit grek në Himarë. Qeveria në Athinë kërcënon herë indirekt e herë më qartë se bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilat janë ende në fillim, do të bllokohen nëse Beleri nuk lirohet. Pas vetos së Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut, kjo do të ishte bllokada e radhës kundër procesit të zgjerimit të BE-së në rajon.
Rama nuk është i impresionuar për momentin. Është e rëndësishme të pritet seanca gjyqësore në të cilën prokuroria publike do të paraqesë provat e saj. Të paktën kështu tha Rama në një intervistë të fundit për gazetën e Athinës “Kathimerini”. Ai vuri në dukje se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Shqipërisë, e cila ka paditur Belerin, është krijuar me kërkesë të BE-së dhe është nën mbikëqyrjen e rreptë të saj. Ndaj dhe ai nuk mund të përfshihet.
Që nga fillimi i reformës në drejtësi në vendin e tij, ka pasur vetëm një ndërhyrje të qeverisë në proces - dhe kjo ishte nga qeveria greke. Kështu e mbylli intervistën e tij, Rama.
Marrë nga FAZ