Politikë

'Antikorrupsioni' dhe 'Dezinformimi'/ PS ua beson drejtimin Fatmir Xhafajt dhe Erion Braçes

Drejtimin e tyre, PS ua ka besuar dy socialistëve të vjetër, Fatmir Xhafajt dhe Erion Braçes.

E.K
'Antikorrupsioni' dhe 'Dezinformimi'/ PS ua beson drejtimin
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend, dy projektvendimet që do i hapin rrugë ngritjes së dy Komisioneve, atij të Antikorrupsionit dhe atij për Dezinformimit. Kështu, për të mos humbur kohë, dy Komisionet pritet të kalohen në senacën e së enjten në Kuvend. Drejtimin e tyre, PS ua ka besuar dy socialistëve të vjetër, Fatmir Xhafajt dhe Erion Braçes.

Fatmir Xhafaj do të jetë në kryr të Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, ndërsa krah tij do të jenë Klotida Bushka anëtare, Eduard Shalsi anëtar, Etilda Gjonaj anëtare, Evis Kushi anëtare, Toni Gogu anëtar nga radhët e PS. Ndërsa nga Partia Demokrati, do jenë Jorida Tabaku anëtare, Dhurata Tyli anëtare, Sorina Kote anëtare, Flutura Açka anëtare dhe një anëtar tjretër nga radhët e opozitës, por ende i pakonfirmuar.

Nuk dihet ende nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në Komison pasi më herët e ka bojkotuar projektrezolutën që i hap rrugën komisionit.

Ndërkohë, Dezinformimi do të ketë kryetar Erion Braçen, ndërsa krah tij do të jenë, Etilda Gjonaj sekretare, Bledar Çuçi anëtar, Pandeli Majko anëtar, Mimi Kodheli anëtare, Enslemvera Zake anëtare. Ndërkohë emrat nga PD nuk janë bërë ende me dije. Ndërsa nga opozita, janë konfirmuar emrat e Famir Mediut dhe Mesila Dodës./ZËRI

Poll

MOS HUMB