
TIRANË- Tartar Bazaj ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit, nën cilësinë e kryetarit zëvendësues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në fjalën e tij, Bazaj tha se 14 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të posaçme përgjatë vitit 2023 pas sulmeve apo kërcënimeve që kanë marrë për shkak të detytës. Nga 14 kërkesa, Bazaj tha se 13 prej tyre janë miratuar. Gjithashtu, shtoi se KLP gjatë vitit 2023, ka marrë gjithsej 406 vendime ndërsa ka emëruar 26 prokurorë të rinj të dalë nga shkolla e magjistraturës.
Pasi bëri bilancin për vitin 2023, ishte kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi, ai që u drejtoi disa pyetje por edhe rikujtoi se i vetmi prokuror që i është shmangur vetingut, është bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj.
DISKUTIMI NË MBLEDHJE:
Bardhi: A ka prokuror që ushtron sot funksionin dhe nuk ka kaluar në Vetting? Sot duhet të dijë gjithkush se i vetmi prokuror që nuk i është nënshtruar procesit të Vettinfut dhe as sistemit të hyrjes rishtas në sistem.
KLP: Ka vetëm një rast që është është magjistrat.
Bardhi: Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent. Kushtetuta thotë që çdo prokuror që do të rrijë në sistem, duhet t’i nënshtrohet Vettingut. Sot i vetmi prokuror në Shqipëri është Bledar Valikaj, që nuk ka kaluar sistemin e Vettingut. Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje. Këtu kemi të bëjmë me vendimmarrje në konflikt të interesit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë po has vështirësi për mbushjen e vakancave të prokurorëve në rrethe për shkak të shkarkimeve nga Vettingu. Vetëm në 2023-shin janë emëruar 26 prokurorë të rinj, por ka ende shumë nevoja./ZËRI