Politikë

Apeli i GJKKO e la në burg, Meta: Gjykatat janë vegla qorre të Narkoregjimit

I.F
Apeli i GJKKO e la në burg, Meta: Gjykatat janë vegla qorre të
Ilir Meta

Ilir Meta: Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.

Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.

Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.

Poll

MOS HUMB