Politikë

Arrestimi i Malltezit, Noka: Lejen ia firmosi Rama, jo Berisha

Noka pretendon se leja e firmosur nga Rama, provon montimin politik që po i bëhet dosjes nga SPAK

E.K
Arrestimi i Malltezit, Noka: Lejen ia firmosi Rama, jo Berisha
Flamur Noka dhe Sali Berisha

TIRANË- Në një kohë që Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ndodhet pas hekurave, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, deputetë të ndryshëm të PD e kanë konsideruar sulm politik arrestimin e tij, njësoj si masën e detyrimit të paraqitjes për ish-kryeministrin.

Pas publikimit të dosjes gjatë ditës së djeshme nga SPAK, deputeti i PD Flamur Noka pretendon se lejen për ndërtimin e pallateve për Malltezin e ka dhënë Edi Rama dhe jo Sali Berisha. Noka i referohet disa dokumenteve që ka publikuar, ku shihet dhe firma e Ramës, asokohe kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Heqjen nga kompleks sportiv dhe kalimin ne truall te prones se Ish klubit Partizani (prone e vjeter e 5 Familjeve te medha te Tiranes)e ka dhene Edi Rama …Lejen e ndertimit Jamarber Malltezit ja ka dhene Edi Rama e jo Sali Berisha…Kete dokument prove zonja Millona eshte kujdesur ta zhduk nga dosja….Ja fotokopja e lejes Ndertimit…. Prove e jo dokerr alla Millonai…”, shkruan Noka në postimin e tij.

Arrestimi i Malltezit, Noka: Lejen ia firmosi Rama, jo BerishaArrestimi i Malltezit, Noka: Lejen ia firmosi Rama, jo Berisha

Zëri.ai zbardhi gjatë ditës së djeshme dosjen e SPAK, ku thuhej se Berisha kishte urdhëruar vartësit dhe kishte ndryshuar ligjet në mënyrë që të favorizonte dhëndrin e tij, për marrjen e ish-pronës. Në dosje përmendeshin dhe një sërë ministrash që kanë shërbyer në qeverinë Berisha, të cilët kanë pasur rol në privatizim përmes firmave të tyre. Dy prej ish-ministrave Genc Ruli, dhe Fatmir Mediu, kishin deklaruar në SPAK se nuk ishin në dijeni se në mesin e ish-pronarëve përfitues ishte dhe Malltezi.

Poll

MOS HUMB