
TIRANË – Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur në Top Story për situatën në Policinë e Shtetit. Ai tha se objektivi i tij është që të zhdukë ndikimet tek efektivët, qofshin këta edhe politike.
“Dita e parë ose momenti i parë në detyrë, unë e kam thënë, kush ishte momenti tek i cili unë e nisa. Ishte një shfaqe se si polica e shteti në një moment u zhduk ose nënshtrua përpara personave me pushtet. Kjo është një nga objektivat e mi. Ia kam thënë punonjësve të policisë që ndalohet ndërhyrja e personave me pushtet politik, ekonomik, etj.
Kur këtë e thashë për deputetët, 18 vite në politikë dhe si deputet. Kur këtë e kam thënë për deputetët për të tjerët as nuk diskutohet. I kam vënë vetes një objektivë që deri në korrik të këtij viti të kem arritur të gjithë stacionet e komisariatet”, tha Balla./ZËRI/