Politikë

Balla zbulon dy herë se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare: Fitore në maj!

Edhe të enjten, teksa ndodhej në Kuvend, Balla bëri të njëjtën deklaratë.

F.m
Balla zbulon dy herë se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare:
Blendi Klosi, Belinda Balluku dhe Taulant Balla

TIRANË- Taulant Balla ka zbuluar dy herë se zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëmdo të mbahen në muajin maj. Permes një video-selfie që ka postuar nga Fieri, ku shihet krah zëvendëskryeministres Belinda Ballukut dhe Sekretarit Organizativ i Partisë Socialiste, Bledi Klosi, Balla që aktualisht mban postin e drejtuesit politik për diasporën dhe atë Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, dëgjohet tu urojë fitore socialistëve për në muajin maj.

“Nga Fieri, për një fitore si asnjëherë tjetër në maj të vitit të ardhshëm,”- dëgjohet të thotë ai.

Edhe të enjten, teksa ndodhej në Kuvend, Balla bëri të njëjtën deklaratë, vetëm se këtë herë përcaktoi dhe datën. Zgjedhjet sipas tij, do të mbahen më 4 ose 11 maj.

“Do vijojmë të bëjmë gjithçka për transparencë e llogaridhënie se ua kemi borxh qytetarëve. Në 4 Maj apo 11 Maj kur të jenë zgjedhjet. Atyre u japim llogari,”- tha Balla.

Poll

MOS HUMB