Politikë

Bardhi 'debat' me Nikollën/ Rama me minstrat buzëqeshin, demokrati: Për çfarë qesh o mafioz?

Teksa debati mes tyre vijonte, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e ulur rreth tij po buzëqeshnin

f.t
Bardhi 'debat' me Nikollën/ Rama me minstrat buzëqeshin,
Kuvendi

TIRANË-Është shoqëruar me debate dhe përplasja që në nisje, seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për votimin e ndryshimeve në qeveri. Ka qenë Gazment Bardhi i cili ka hedhur akuza në drejtim të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa ka përplasur edhe duart në Foltore duke shkaktuar zhurmë dhe kaos. Nikolla ka përjashtuar kreun e grupit parlamentar të PD-së nga seanca.

Teksa debati mes tyre vijonte, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e ulur rreth tij po buzëqeshnin. Kjo gjë acaroi edhe më shumë Bardhin, i cili iu drejtua Ramës: Për çfarë qesh o mafioz?

Bardhi 'debat' me Nikollën/ Rama me minstrat buzëqeshin,
Ministrat dhe Edi Rama

Bardhi nuk doli nga seanca por vijoi të jetë pjesë e aksionti të opozitës duke tentuar të bllokojë foltoren e kuvendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB