Politikë

SHERRI i fundit me Lindita Nikollën, Bardhi flet nga vendi, kryeparlamentarja e përjashton nga salla

Ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ai që ofendoi kreun e qeverisë, Edi Rama. Si pasojë u përjashtua nga seanca.

k.m.
SHERRI i fundit me Lindita Nikollën, Bardhi flet nga vendi,
Gazment Bardhi dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme për emërimin e ministrave të rinj. Ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ai që ofendoi kreun e qeverisë, Edi Rama. Si pasojë u përjashtua nga seanca. Por Bardhi nuk u ndal me aq. Nga Foltorja e bllokuar e Kuvendit, Bardhi ka akuzuar rëndë Lindita Nikollën, se kjo e fundit ka gënjyer në lidhje me arsyen e dorëheqjes nga posti i kryetares së Kuvendit. Nikolla lajmëroi një seancë më parë se është e detyruar të largohet për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

DEBATI NË SALLË:

Bardhi: Është përfaqësuesi i krimit të organizuar, është mafioz.

Lindita Nikolla: Zoti Bardhi jeni i përjashtuar nga seanca.

Bardhi: Po ti do shkarkohesh, çke ti mi?

Nikolla: Je përjashtuar nuk e merr dot fjalën për procedurë. Nuk e merr dot fjalën

Bardhi: Ti gënjeve Kuvendit dhe jam sëmurë. Ti je pa turp. Të shkarkoi si leckë. Ti! Të shkarkoi si leckë.

Nikolla: Ka mundësi të lësh sallën?

Bardhi: Gënjeve Kuvendin dhe jam sëmurë, preke gjithë sallën këtu

Nikolla: Të të vijë turp për insinuatën që krijove këtu.

Bardhi-Ramës: Ti tjetri je mafioz. Kjo tjetra e caktuara e krimit të organizuar cakton qeverinë, kush e komandon këtë?/ZËRI

Poll

MOS HUMB