Politikë

Bardhi riktheu në PD të përjashtuarit e Rithemelimit, Alibeaj: Janë bashkë kundër SPAK-ut

Alibeaj kundështoi vendimin e Bardhit, për të rikthyer në grupin parlamentar të gjithë deputetët e Rithemelimit

E.K
Bardhi riktheu në PD të përjashtuarit e Rithemelimit, Alibeaj:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Vendimi i Gazment Bardhit, për të rikthyer në grupin parlamentar deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha, ka përplasur sërish fraksionet në PD. Alibeaj i kërkoi llogari Lindita Nikollës, në lidhje me pranimin e këtyre ndryshimeve, që rikthejnë më grupin parlamentar edhe Sali Berishën.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores sẽ Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur "Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature".

Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 3 Prill 2024. Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit" shkruhet në letrën e Bardhit që përmban datën 9 prill 2024”, thuhet në kërkesën e Bardhit, drejtuar Kuvendit.

Nga brenda Kuvendit, Alibeaj tha se Nikolla nuk mund të marrë përsipër që të vendosë në emër të PD-së.

“Për cilët deputetë keni vendosur të fusni apo jo në grupin parlamentar PD, bëni transparencë se nga kush drejtohet grupi parlamentar i PD. Nëse bëhet fjalë për largime nga grupi parlamentar të ndërmarrë nga PD ka dhe një qëndrim politik ndaj tyre dhe ju nuk mund të merrni përsipër të vendosni për vendimet politike në emër të PD”, u shpreh Alibeaj.

Ndërkohë që Alibeaj i vazhdoi akuzat edhe jashtë, gjatë një komunikimi me gazetarët. Alibeaj akuzoi se deputetët e Rithelimit, dhe PS kanë një marrëveshje kundër punës së Prokurorisë së Posaçme.

“Marrëveshja është që natën në errësirë të merren vendime shumë të rëndësishme edhe për PD-në. Më i rëndësishëm është raporti i Freedom House. FH thoshte se SPAK po goditet. Sa duket, ka disa javë që janë bërë bashkë për të sulmuar SPAK-un. Marrëveshja okulte kishte synim sulmin ndaj drejtësisë", tha Alibeaj. 

Lulzim Basha, me vendimin e 9 shtatorit të vitit 2021 përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar dhe pas dhunës së 8 janarit mori vendimin për përjkashtimin e deputetëve Flamur Noka,  Edmond Spaho, Albana Vokshi,  Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Luan Baci si dhe Belind Këlliçi.

Poll

MOS HUMB