Politikë

“Bashkë Fitojmë” ankimon në KAS mandatin e Kreshnik Hajdarit

Paralelisht me betejën në KAS, Hajdari do të përballet edhe me SPAK, që e mori dje të pandehur për akuzën e falsifikimit të dokumenteve

E.K
“Bashkë Fitojmë” ankimon në KAS mandatin e Kreshnik
Kreshnik Hajdari

TIRANË- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çuar në KAS vendimin e KQZ që konfirmoi në detyrë kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Koalicioni “BF” pretendon se vendimi i KQZ-së ka qenë absurd dhe në kundërshtim me ligjin.

Përveç betejës në KAS, Kreshnik Hajdari u morr dje i pandehur nga SPAK, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, pasi nuk deklaroi në formularin e dekriminalizimit, një dënim për kalim të paligjshëm të kufirit në Greqi.  

Të martën, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, tha se Hajdari duhet të vijonte mandatin e tij si kryebashkiak, pasi dënimi që ai kishte fshehur nuk e pengonte kandidimin e tij. Vendimi u prit me protesta nga Lefter Maliqi, rivali i Hajdarit në zgjedhjet e 14 Majit.

SPAK e mori të pandehur Kreshnik Hajdarin, që akuzohet se ka fshehur një dënim nga Gjykata e Janinës, e cila ka dhënë në atë kohë masën e qortimit. Në vitin 1999 Kreshnik Hajdari ishte 17 vjeç dhe si një i mitur ju vendos masa e riedukimit.

Ankimimi:

Ankues: Kualicioni “Bashkë Fitojmë” përfaqsuar me autorizim të posaçëm nga ana e avokatit Arben Llangozi, Franci Nuri dhe Avokati Altin Kazia.

Objekti: Ankim kundër vendimit të “KQZ” rrëzimin e kërkesës së Kualicioni “Bashkë Fitojmë” për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, z Kreshnik Hajdari. Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës.” Ne lidhje me shqyrtimin e projektvendit “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” datë 14 nëntor 2023, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Baza ligjore: Kodi Zgjedhor, ligji nr 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” vendimit të Kuvendit Nr. 17/2016 Neni 10,128,137 Kodi i Proçedurave Administrative.

Drejtuar: Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.

Të nderuar

Të nderuar “KQZ-ja ka marrë një vendim apsurd dhe haptaz në kundërshtim me ligjinku ka vendosur, rrëzimin e kërkesës së Kualicioni “Bashkë Fitojmë” për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçove, z. Kreshnik Hajdari. Ky vendim i njoftohet menjehere Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutes.” Ne lidhje me shqyrtimin e projektvendit “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” datë 14 nëntor 2023, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në lidhje me çështjen me objek ku është duke u Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”. Ditën e martë, datë 14 nëntor 2023, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancën publike me këtë rend dite:

Shtetasi Kreshnik Hajdari, ka kandiduar për të njëjtën detyrësi përfaqësues i subjektit zgjedhor “Partian Socialiste e Shqipërisë. Ky shtetas në funksion të kandidimit ka plotësuar dhe dorëzuar në KQZ, formularin e dekriminalizimit, sipas Kodit Zgjedhor dhe ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike “. Në këtë formular, pyetjes – a keni qënë i dënuar jashtështë shtetit, ai i është përgjigjur, JO.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB