Politikë

Bashkimi ndodhi...tani nis aksioni! PD bën lëvizjen e radhës për nesër

Në koalicionin opozitar pritet të mungojë PDIU-ja e Idrizit dhe nuk dihet nëse do të bashkohet LZHK e Dashamir Shehit.

k.m.

Bashkimi ndodhi...tani nis aksioni! PD bën lëvizjen e radhës

TIRANË- Ditën e nesërme, 16 shkurt 2024, do të mbahet takimi i parë i koalicionit të Opozitës së Bashkuar. Kjo gjë u konfirmua përmes një postimi të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Takimi do të mbahet në një sallë të një hoteli në Tiranë.

“Nesër e premte, ora 12:00, në sallën “Antigonea”, Hotel Rogner, do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.  Takimi në pjesën e parë do të jetë i hapur për mediat.  U falenderoj!”, – shkruan Bardhi.

Ky takim vjen pas bashkimit të dy grupimeve të Partisë Demokratike në selinë blu. Mbetet të shihet se cilat do të jenë partitë e koalicionit, të paralajmëruar më herët. Në këtë koalicion pritet që të mungojë PDIU e Shpëtim Idrizit, si dhe nuk dihet nëse do të bashkohet LZHK-ja e Dashamir Shehit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB