TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës ndërkombëtare që mori batuta e tij gjatë takimit në Kopenhagen me presidentin francez dhe atë të Azerbajxhanit, në lidhje me një lapsus që presidenti i SHBA-ve ka bërë, duke ngatërruar Armeninë me Shqipërinë. Video ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa përmes një postimi në platformën 'X', Rama shprehet se lajmi është nxjerrë nga realiteti. Kryeminsitri Rama sqaron se ishte një moment humori e miqësor, për më tepër që sipas tij, ndodhi mes njerëzve që janë admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump. Më tej, Rama vlerëson rolin e Trump në vendosjen e paqes, atje ku të tjerët provuan por dështuan.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
Është vërtet e jashtëzakonshme se si funksionon media sot dhe si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë realitetin kaq lehtësisht. Një fjali e thënë me humor të mirë, në frymën e miqësisë, papritur kthehet në një titull kryesor botëror për një samit të tërë mes dhjetëra kombesh, ndërsa gjithçka tjetër, përmbajtja e vërtetë, bëhet e parëndësishme.
Por po, ishte kënaqësi e madhe sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të përmendja një lapsus të Presidentit Trump, i cili tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bëjë paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që vetë Emmanuel-i ka punuar pareshtur, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqe mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Një shaka e lehtë, një moment miqësor. Sigurisht, nuk ka problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh në helm politik është thjesht e padrejtë. Prandaj, le ta sqarojmë çështjen:
E vërteta është që Presidenti Trump është treguar një lider që e riktheu fjalën ‘paqë’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe atje ku të tjerët provuan por dështuan, dhe ai vazhdon ta ndjekë këtë qëllim pa pushim.
Ajo shkëmbim nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori të mirë mes njerëzve që, në fakt, janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.
It is truly remarkable hoë today’s media operates, and hoë the so-called “virality” can so easily distort reality. A sentence spoken in good humor, in the spirit of friendship, suddenly turns into a ëorldëide headline of an entire summit among dozens of nations, ëhile all the… pic.tëitter.com/bzBjzMC7op
— Edi Rama (@ediramaal) October 2, 2025
Video e bërë tashmë virale, e shpërndarë dhe komentuar edhe nga mediat ndërkombëtare, kishte në fokus një moment batute mes kryeministrit Rama dhe presidentit frances Macron. Rama shkëmben me Macron-in një batutë, ku rikujton disa nga gafat e presidentit amerikan, Donald Trump. Bëhet fjalë për rastet kur Trump ka ngatërruar Armeninë me Shqipërinë, duke thënë se kishte “shuar konfliktin me Azerbajxhanin”, edhe pse Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë konflikt me këtë vend.
Megjithatë, ky moment mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat e trajtuan dhe titulluan një 'tallje' për Trump nga liderët europianë./ZËRI
