Politikë

Begaj takohet me Trumpin: Miqësia shqiptaro-amerikane e pathyeshme

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ndau foto nga takimi, duke theksuar se miqësia shqiptaro-amerikane është një lidhje e fortë dhe e pathyeshme.

zh.ll
Begaj takohet me Trumpin: Miqësia shqiptaro-amerikane e pathyeshme
Presidenti Bajram Begaj dhe Armanda Begaj-Presidenti Donald Trump dhe melania trump

SHBA- Presidenti Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ndau foto nga takimi, duke theksuar se miqësia shqiptaro-amerikane është një lidhje e fortë dhe e pathyeshme.

“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkroi Begaj në postimin e tij.

Presidenti Begaj ndodhet prej disa ditësh në Neë York, ku së bashku me liderë të tjerë botërorë po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Një ditë më parë, Begaj zhvilloi gjithashtu një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres./ZËRI

Poll

MOS HUMB