Politikë

DOKUMENTI/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt

Vendimi u mor nga qeveria ditën e djeshme në mbledhjen e radhes të thirrur nga kryeministri Edi Rama, pas dorëzimit të kërkesës së Këshillit Bashkiak për shkarkim nga posti i kryetarit të Bashkisë.

l.k
DOKUMENTI/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi për shkarkimin e
Erion Veliaj

TIRANË- Është publikuar pak minuta më parë në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor nga qeveria ditën e djeshme në mbledhjen e radhes të thirrur nga kryeministri Edi Rama, pas dorëzimit të kërkesës së Këshillit Bashkiak për shkarkim nga posti i kryetarit të Bashkisë. Këshilli Bashkiak e shkarkoi Veliajn, më 23 shtator, me 50 vota pro të PS-së dhe PD-së, duke iu referuar ligjit të vetëqeverisjes vendore, se shkarkimi i kryetarit mund të kërkohet pasi ai mungon për 3 muaj rresht në detyrë.

Vendimi i shkarkimit i cili do ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, pritet të kundërshtohet nga Erion Veliaj. Ky i fundit ka të drejtë të ankimojë vendimin e marrë në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve. Kushtetuesja më pas është organi që jep verdiktin. Tashmë PS-ja ka emëruar Ogerta Manastirliun si candidate për kryetare në Bashkinë e Tiranës./ZËRI

DOKUMENTI

 

Poll

MOS HUMB