Politikë

Zgjedhjet për Tiranën, Berisha zbulon skenarin e PD-së: Noka, Këlliçi, Alimehmeti…

Ai u shpreh se brenda strukturës së partisë është ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me parti të tjera opozitare.

l.k
Zgjedhjet për Tiranën, Berisha zbulon skenarin e PD-së: Noka,
Sali Berisha në konferencë

TIRANË- Teksa Tirana prit zgjedhjet e parakohshme, pas shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kryedemokrati Sali Berisha ka folur për skenarin e PD-së.

Sot gjatë konferencës për mediat, ai u shpreh se brenda strukturës së partisë është ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me parti të tjera opozitare, brenda dhe jashtë kualicionit. Berisha tha se negociatorët e PD-së, janë: Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, ndërsa ka theksuar se ende nuk është vendosur për një emër që do të jetë përfaqësues i opozitës, pasi sipas tij, kjo detyrë i takon grupit të negociatorëve.

“Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do të jetë Flamur Noka, Belind Këllici dhe Ilir Alimehmeti, do të jenë përfaqësuesit tanë. Do negociojnë me partitë e tjera. Më shkon mua të ngarkoj këta dhe nga ana tjetër të them emra? Ata do fillojnë punën, kanë filluar që dje në disa aspekte. Këta 3 persona janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare, brenda dhe jashtë koalicionit. Pasi të biem dakord për emra, më pas vjen radha e kandidatëve. Puna është në vazhdim. Nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri sepse ky është një proces, përndryshe vija këtu dhe tregoja”, tha ai.

Kjo ide është lobuar edhe më parë nga Berisha, ku është shprehur se opozita duhet të bashkohet në një kandidat të vetëm në zgjedhjet e Tiranës, përballë kandidaturës së PS me Ogerta Manastrliun./ZËRI

Poll

MOS HUMB