Politikë

Mesazhi i Begajt, Bardhi: Presidenti me gjuhë të njëanshme, nxiti përçarjen

Bardhi e konsideroi Presidentin si palë e njëanshme në konflikt ‘që nxit më shumë përçarjen në Kuvend’.

f.t
Mesazhi i Begajt, Bardhi: Presidenti me gjuhë të njëanshme, nxiti
Gazment Bardhi dhe Bajram Begaj

TIRANË- Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj. Begaj në fjalimin e tij nga Presidenca kërkoi që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe se duhet të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. 

"Me dashurinë për Shqipërinë, me respektin për qytetarët të cilët ju kanë zgjedhur, me përgjegjësinë madhore që mbart detyra e përfaqësimit, ju deputetë mund dhe duhet të gjeni gjuhën e përbashkët dhe të krijoni një atmosferë ku mbizotëron dialogu, interesi publik dhe interesi kombëtar,"- u shpreh Bega.

Ndërkohë në reagimin e tij mbas fjalimit të Begaj, Bardhi e konsideroi Presidentin si palë e njëanshme në konflikt ‘që nxit më shumë përçarjen në Kuvend’.

Bardhi: Qëndrimi publik i Presidentit të Republikës është mesazhi më i dëmshëm që mund të bënte për normalizimin e jetës parlamentare. Ashtu siç pritej, Kreu i Shtetit nuk u ngrit dot në rolin e tij si përfaqësues i unitetit të popullit, por me një gjuhë të njëanshme, u bë palë në konflikt dhe nxiti edhe më shumë përçarjen mes palëve politike në Kuvend.

Duke e konsideruar këtë një akt antidemokratik dhe një sulm të pashembullt të Presidentit të Republikës ndaj opozitës, e siguroj që Grupi Parlamentar i PD dhe opozita është e vendosur të mbrojë pluralizmin demokratik në vend dhe Kushtetutën e Shqipërisë, edhe nëse Kreu i Shtetit ka vendosur tia dorëzojë kopjen e tij të Kushtetutës kryeministrit Edi Rama!

Në seancën e sotme opozita parlamentare ka bllokuar foltoren e Parlamentit në nisje të sesionit të ri parlamentar. Përpos thirrjeve deputetët e opozitës nuk e liruan foltoren dhe duke iu rënë bilbilave dhe tavolinave arritën të krijonin kaos. Mes zhurmave presidenti Bajram Begaj nuk arriti të mbante fjalën e tij në Parlament, ashtu si dhe ishte njoftuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB