Politikë

Beleri dhe Goro në burg, Himara zgjedh sot kryetarin e ri të Bashkisë

Këshilli bashkiak do të zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë, ndërsa në garë janë vetëm 2 emra

E.K
Beleri dhe Goro në burg, Himara zgjedh sot kryetarin e ri të
Dy nenkryetaret aktuale te bashkise

HIMARË- Këshilli Bashkiak i Himarës do të mblidhet sot për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë, pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili ushtronte mandatin në kapërcim të afateve ligjore. Kjo për shkak se kundërshtari i tij në zgjedhjet e 14 Majit, Fredi Beleri, ndodhet gjithashtu në burg i arrestuar për korrupsion zgjedhor.

Në mungesë të tyre, detyrën e kryetarit do të duhet ta marrë përkohësisht një prej nënkryetarëve të Bashkisë. Duke qenë se nënkryetarë janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria, Këshilli do të duhet të zgjedhë një prej këtyre dy emrave për të qenë në krye të Bashkisë.

Njëri prej nënkrytetarëve që do të zgjidhet, do të drejtojë Bashkinë derisa Gjykata e Posaçme e Apelit të shprehet me një vendim të formës së prerë për Fredi Belerin, i cili është dënuar me 2 vit heqje lirie nga shkalla e parë.

Nëse vendimi konfirmohet në Apel, Himara do të duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Prej afro një viti debati politik për Himarën ka qenë mjaft i ndezur, me Greqinë që e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e Belerit. Kryeministri Edi Rama ka hezituar për të shpallur zgjedhjet e parakohshme në Himarë, edhe pse kjo do të duhej të ndodhte, sa kohë që Beleri nuk u betua brenda afateve ligjore.

Beleri dhe Goro në burg, Himara zgjedh sot kryetarin e ri të
Rendi i dites ne Keshillin Bashkiak

Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall. Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht Goro dhe Bashi janë në "arrest me burg"; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB