Politikë

Beleri kthehet në burg, por jo pa "bekuar" Petro Gjikurinë

Por nuk ishte i vetëm, pasi shoqërohej nga kandidati i opozitës në zgjedhjet e Himarës, Petro Gjikuria.

f.t
Beleri kthehet në burg, por jo pa "bekuar" Petro Gjikurinë
Fredi Beleri

FIER- Ashtu si dhe njoftoi një ditë më parë eurodeputeti Fredi Beleri është rikthyer në qelinë e tij në burgun e Fierit, ku do të vuajë dhe dënimin. Por nuk ishte i vetëm, pasi shoqërohej nga kandidati i opozitës në zgjedhjet e Himarës, Petro Gjikuria.

“Unë jam Petro Gjikuria dhe ju përgjigja thirrjes së kryeministrit për tu kthyer emigrantët dhe erdha nga Amerika. Himara ka një eurodeputet Fredin Belerin dhe unë kam filluar fushatën dhe pak ditën na kanë ngelur. Unë jam i sigurt për fitoren time sepse jam një bir himariot“, tha Gjikuria.

Ndërkohë në një prononcim për mediat, Beleri tha se ka kërkuar lirinë me kusht, ndërsa theksoi se shpreson që drejtësia të veprojë kësaj here pa u ndikuar. Ai vlerësoi kandidaturën e Gjikurisë, duke thënë se nuk ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.

"Siç u kisha thënë, u ktheva sot në burg. Nuk përdora imunitetin tim si eurodeputet. U kthesa se këtu në Shqipëria është shtëpia ime dhe jam i bindur për drejtësinë time, në mos gjykatat këtu, në gjykatat europiane. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës Petro Gjikuria një djalë i mirëfilltë nga Himara që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën. Himara në duart e Petro Gjikurisë do jetë e sigurt, do ketë vend në Bruksel, Amerikë dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira. Për mua ishte një eksperiencë e veçantë, isha i gëzuar, emocionuar dhe i kënaqur nga besueshmëria e votuesve grekë. Atje është një detyrim i madh dhe një angazhim për të dalë faqebardhë dhe për të mbështetur të drejta tona. Kam kërkuar lirim me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet. Nuk më vajti në mëndje të mos kthehem se këtu është shtëpia ime, këtu është jeta ime. Nuk kam arsye të mos kthehem,"-u shpreh ish-ktyebashkiaku i Himarës.

Liria e përkohshme 5 ditore, e Belerit pas lejes së dhënë nga Drejtoria e Burgjeve, përfundon në orën 16:00 dhe ai do të vazhdojë të qëndrojë në burg edhe për 2 muaj e gjysmë, për të përfunduar dënimin me 2 vite burg për blerje votash. Në këto 5 ditë liri, ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës zhvilloi një sërë takimesh me kryeministrin grek Mitsotakis, figura të tjera të politikës greke ndërsa për mediat e vendit fqinj e quajti arrestimin e tij politik dhe paralajmëroi se do ta dërgojë në Strasburg.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten e 12 Korrikut që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Kandidatët për kryetar bashkie në Himarë janë ish-prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo dhe kandidati i opozitës Petro Gjikuria.

Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për blerje votash. Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit e ka dënuar Belerin me 2 vjet burg. /ZËRI

Poll

MOS HUMB