Politikë

Kërkoi pezullimin e zgjedhjeve/ Gjykata Administrative i thotë “JO” Fredi Belerit

Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri kërkon të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve për bashkinë e Himarës më 4 gusht.

k.m.
Kërkoi pezullimin e zgjedhjeve/ Gjykata Administrative i thotë
Fredi Beleri

TIRANË-Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkoi pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit që do të mbahen në Bashkinë e Himarës. Në seancë sot me Belerin është edhe avokatja e tij, Klodiana Gjyzari. Sipas avokates, kreu i shtetit ka mbajtur anë politike pasi dekreti presidencial duhet të shpallej pas 5 gushtit, datë kur përfundonte afati për ankimin e Fredi Belerit.

“Presidenti caktoi një datë pa skaduar afati që Fredi Beleri të ankimoi vendimin e KQZ, ka të drejtë deri më 5 gusht ora 16:00,”-bëri me dije ajo në nisje të seancës. 

Por arsyetimi i saj nuk e ka bindur trupën gjykuese, e cila ka rrëzuar kërkesën e Belerit. 

Më 5 korrik, Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB