TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij, për t’u nisur në drejtim të Prokurorisë së Posaçme. Teksa mbajti një fjalim të shkurtër për gazetarët, Berisha tha se është më i motivuar se kurrë për fitoren, dhe sipas tij dosja Partizani është një trillim politik i Edi Ramës. I pyetur nëse ka një emër rezervë si kandidat për kryeministër, në rast dënimi, Berisha tha se kjo nuk do të ndodhë, pasi kryetarin e opozitës nuk mund ta emërojë qeveria.
Berisha: Unë ju prisja ju atje, që të bëja deklaratën time, ndihem më i motivuar se kurrë, për ti dhënë përgjigjen këtij zotërisë, për fitoren dhe për të gjitha. Një trillium fund e krye, një sajesë e Edi Ramës. Rama ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt por do t’ia djegim.
A keni një kandidat rezervë për kryeministër?
Berisha: Këtë don Edi Rama, por nuk ka për të ndodhur kurrë, ne kërkojmë që t’iu kthejmë shqiptarëve votën e lirë.
Deputetë dhe pjesëtarë të strukturave të PD-së do të jenë të pranishëm sot në orën 12:00 përpara SPAK, ndërkohë që policia ka marrë masa duke rrethuar të gjithë zonën pranë Prokurorisë. Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kanë kërkuar mobilizimin e deputetëve dhe strukturave për të mbështetur kryedemokratin në përballjen e tij të radhës me SPAK. Berisha dhe dhëndri i tij Malltezi pritet të njihen zyrtarisht me akuzat e Prokurorisë së Posaccme, në lidhje me dosjen Partizani. /ZËRI