Politikë

Berisha 'i shqetësuar' : Pirro Vengu mund të arrestohet nga Greqia

Berisha u shpreh se nuk mund të jetë ministër një dezertor i shërbimit ushtarak, duke u shprehur se ky është një motiv që shteti grek të lëshojë një mandat arresti ndërkombëtar për Vengun. 

f.t
Berisha 'i shqetësuar' : Pirro Vengu mund të arrestohet nga
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, në tubimin e përnatshëm në 'Rrugën e Shpresës', ka folur sërish rreth ndryshimeve në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Berisha ka komentuar emërimin në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Pirro Vengut, që deri dje mbante postin e drejtuesit të Portit të Durrësit. Vengu pritet që të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, që deri tani i ishte besuar Niko Peleshit. Berisha u shpreh se nuk mund të jetë ministër një dezertor i shërbimit ushtarak, duke u shprehur se ky është një motiv që shteti grek të lëshojë një mandat arresti ndërkombëtar për Vengun. 

Fjala e plotë:

Po Peleshi, pse iku? Peleshi iku se që kur u thirr në prokurori, nuk firmoste më për grabitjen e pronave të ushtrisë. Dhe u soll aty edh ai pinjoll i xhelatëve të diktaturës, që firmosnin ekzekutime me Kristaq Ramën, Pirro Kokaina, që kontrollonte Portin e Durrësit, që firmosi plaçkitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve prej 4 miliardë euro të territorit të Portit të Durrësit. Çfarë është Pirro Vëngu? Delinkuent. Njeri i cili ia ka mbathur nga shërbimi ushtarak. Të dashur miq, sot ka qindra mijëra, në mos edhe më shumë shqiptarë që për emigracionin kanë marrë shtetësi të vendeve të tjera, por karakteri e kërkon që të jesh luajal ndaj shtetit që i ke marrë shtetësinë. Tani le ta marrim pak këtë Pirron e Edvinit. Ky ikën nga shërbimi ushtarak, paçka se me marrjen e shtetësisë ka përfituar të gjitha të drejtat e shtetasit të republikës helenike.
Por çdo shtetësi, në çdo vend të botës, krahas të drejtave, favoreve, ka edhe detyrime. Pra, ky Pirro Vengu do të drejtat, por jo detyrimet. A mund të imagjinoni miq të jetë ai në ministri të Mbrojtjes, një dezertor i shërbimit ushtarak?
Një turp! A nuk është ky një motiv për vendin fqinj, të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për dezertorin e ushtrisë?
Po ky është një turp kombëtar për Shqipërinë, që emëron pikërisht këtë ministër, këtë dezertor të shërbimit ushtarak.
E emëron ministër të Mbrojtjes, vetëm e vetëm se Rama dhe Belinda janë të sigurt se Pirro i Kokainës do firmosë plaçkitjen edhe të pronave të fundit të ushtrisë. Çfarë risie është kjo? Hiq një mëkatar dhe vendos një super mëkatar!

Pirro Vengu mban nënshtetësi greke. Në vitin 2015, në atë kohë drejtor i kabinetit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, çështja e Pirro Vëngut u kthye në qendër të debateve, pasi mori një fletëthirrje nga Greqia për të kryer ushtrinë, për shkak se ka nënshtetësinë greke. Asokohe Vengu e refuzoi fletëthirrjen, por megjithatë ky precedent nuk i ka ndaluar reagimet e shumta kundër tij gjatë ditës së djeshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB