Politikë

Berisha në 'arrest shtëpie', Flamur Noka paralajmëron: I keni bërë llogaritë gabim! O sot, o kurrë...

Në një postim në rrjetet e tij sociale në Facebook, Noka shkruan se Berisha po arrestohet dhe burgoset pa asnjë akuzë.

k.m.
Berisha në 'arrest shtëpie', Flamur Noka paralajmëron:
Flamur Noka dhe Sali Berisha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për masën e caktuar "arrest me burg". Në një postim në rrjetet e tij sociale në Facebook, Noka shkruan se Berisha po arrestohet dhe burgoset pa asnjë akuzë. Në fund, demokrati bën një paralajmërim.

"Llogaritë i kanë bërë gabim. Mosbindja civile për të gjunjëzuar këtë narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetme. O sot, o kurrë...,"-shkruan Noka. 

POSTIMI I PLOTË:

Me vendimin e sotëm, Drejtësisë Politike mund të themi se Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Rusinë e vogël të Evropës me liderin e opozitës të arrestuar. Sot lideri i opozitës Prof Dr Sali Berisha arrestohet e burgoset pa asnjë akuzë, pa asnjë fakt e pa asnjë provë …thjesht sepse në liri dhe ne aktivitet politik i kall datën Edi Ramës dhe bandës së pushtetit. Arrestohet sepse po i diskretitonte çdo dite e me shumë me fakte e prova Drejtësinë e Re Politike e cila fsheh, asgjëson provat për Erion Veliajn, Engjëll Agacin dhe kreun e regjimit Edi Rama dhe sajon dosje politike për krerët e opozitës…SPAK dhe GJKKO pas ketij vendimi rikthyen Sigurimin e Shtetit si organe dhune te diktatures ndaj kundërshtareve të Regjimit. Llogaritë i kanë bërë gabim. Mosbindja civile për të gjunjëzuar këtë narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetme. O Sot o Kurrë...

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

Poll

MOS HUMB